Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër/ Kryeministri hap zyrtarisht fushatën, Bushati i del kundër

26 Prill 2019, 08:35 Nga DOSJA
Rama pritet me protesta në Shkodër/ Kryeministri hap zyrtarisht

SHKODËR– Protesta, shoqërime dhe masa të rrepta sigurie. Kështu është zhvilluar takimi i kryeministrit Edi Rama në turin “Bashkia që Duam” në qytetin e Shkodrës. Rama u prit me protesta nga demokratët, të cilët mbështeteshin nga ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia. Ata bllokuan rrugët dhe dogjën goma makinash. Kryeministri reagoi përmes rrjeteve sociale dhe tha se protesta organizohet nga udhëheqës që e çuan PD në qorrsokak. Protesta pati edhe nga studentët e Universitetit të Shkodrës, të cilët Rama “i kënaqi” me premtimin se gjithçka do të zgjidhjes brenda 45 ditëve. Ndërkohë qyteti ishte ‘blinduar’ nga Garda dhe nga mjete të shumtë policie. Për të siguruar mbarëvajtjen e takimit të Ramës, u shoqërua në Komisariat një invalid dhe katër zjarrfikës. Sipas drejtorit të tyre Agron Dibra, ata kishin marrë një njoftim për rrjedhje gazi dhe ishin nisur për në vendngjarje nga rruga më e shkurtër. Sipas tij, 4 zjarrfikës ishin mbajtur 1 orë në Komisariat dhe nuk kishin marrë asnjë ndjesë. Gjatë mitingut, ish-ministri Ditmir Bushati kritikoi qeverinë lidhur me disa vendime që prekin qytetin e Shkodrës. Rama u premtoi se Shkodra do të bëhej si Vlora nëse ata do të votonin “majtas” më 30 qershor duke përmendur edhe raportin e BB për uljen e papunësisë. Nuk kanë munguar batutat për ish-deputetin Ndoka. E papritura e vizitës së Ramës në Shkodër ishte edhe fakti që ish-deputeti socialist Tom Doshi ishte gjithashtu krah Ramës, pas katër vitesh që është larguar nga partia.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ditmir bushati edi rama protesta e pd ne shkoder protesta e studenteve rama ne shkoder tom doshi ditmir bushati edi rama protesta e pd ne shkoder protesta e studenteve rama ne shkoder tom doshi

Sondazh

Poll