Aktualitet

Kush është “Daja”, i dyshuari i 6-të për grabitjen e Rinasit. Vodhi 25 kg ar nga policia (EMRI)

26 Prill 2019, 18:19 Nga DOSJA
Kush është “Daja”, i dyshuari i 6-të për

DURRËS- Policia ka vënë në pranga Ragip Hajdinin, i njohur me psudonimin “Daja”, i cili dyshohet se është personi i 6 që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit.

Arrestimi i tij u bërë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ndërsa është personi i akuzuar se ka strehuar Admir Muratajn, i cili ishte në kërkim për grabitjet në Rinas.

50-vjeçari Hajdini është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe me precedent penal, i akuzuar se ka vjedhur 25 kg ar në bashkëpunim me 5 persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Shqiptari nga Kosova u identifikua, pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili e përshkroi nga si “Daja” nga Kosova qeros, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

Deri më tani të arrestuar janë:

Alkond Bengasi
Renaldo Sula
Oltian Veseli
Saimir Çela
Elton Pikli
Ragip Hajdini

Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”. Në kërkim janë edhe disa persona të tjerë si Klement e Eldi Çala, por edhe një tjetër shtetas nga Kosova, shok i “dajës”, siç e identifikon Alkond Bengasi në dëshminë e tij.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 të arrestuar admir murataj daja nga kosova grabitja ne rinas ragip hajdini 6 të arrestuar admir murataj daja nga kosova grabitja ne rinas ragip hajdini

Sondazh

Poll