Aktualitet

SKANDAL/ Policia shoqëron 4 zjarrfikës me pretendimin se po prishnin mitingun e Ramës (EMRAT)

26 Prill 2019, 16:36 Nga DOSJA
SKANDAL/ Policia shoqëron 4 zjarrfikës me pretendimin se po prishnin

SHKODËR- 4 zjarrfikës janë shoqëruar në polici ditën e sotme nga autoritetet shkodrane me pretendimin se po prishnin mitingun e kryeministrit Rama, në kuadër turit “Bashkia që Duam”.

Burime i thanë Dosja.al se 4 zjarrfikësit e shoqëruar po shkonin në një pallat pranë stadiumit, ku kishte rënë zjarr. Ata janë mbajtur për rreth 1 orë në komisariatin e policisë, ku janë marrë në pyetje. 

Dosja.al mëson se zjarrfikësit e shoqëruar janë komandanti i turnit, Triumf Lekiqi dhe punonjësit, Qamil Cocja, Nikoll Lleshi dhe Antonio Palushani. 

Për Dosja.al, drejtori i zjarrfikëses së Shkodrës, Agron Dibra tha se janë mbajtur për rreth një orë në polici dhe pasi janë marrë në pyetje dhe u bënë verifikimet janë lënë të lirë, por pa u kërkuar as ndjesë. (Lexo këtu)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e Shkodrës, ku u prit me protesta nga përkrahësit e opozitës. Po ashtu nuk kanë munguar as shoqërimet në polici të protestuesve. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mitingu i ramës policia shoqëron 4 zjarfikës në shkodër skandal mitingu i ramës policia shoqëron 4 zjarfikës në shkodër skandal

Sondazh

Poll