Aktualitet

Arrestohet “Daja”, i dyshuari i 6-të për grabitjen në Rinas

26 Prill 2019, 17:22 Nga DOSJA
Arrestohet “Daja”, i dyshuari i 6-të për grabitjen në

DURRËS- Policia ka vënë në pranga të dyshuarin e gjashtë për grabitjen e Rinasit të njohur si “Daja”.

Arrestimi i tij është bërë pak minuta më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajë.

“Daja” emri i të cilit nuk dihet ende, është rreth 50 vjeç dhe ka dalë në dëshminë e Alkond Bengasit dhe është nga Kosova.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal.

Ditën e sotme, policia ka vënë në pranga Ragip Hajdinin, i njohur me psudonimin “Daja”, i cili dyshohet se është personi i 6 që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit. Arrestimi i tij u bë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ndërsa është personi i akuzuar se ka streguar Admir Muratajn, i cili ishte në kërkim për grabitjet në Rinas. 50-vjeçari Hajdini është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe me precedent penal, i akuzuar se ka vjedhur 25 kg ar në bashkëpunim me 5 persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet daja grabitja ne rinas ragip hajdini arrestohet daja grabitja ne rinas ragip hajdini

Sondazh

Poll