Aktualitet

Arrestohet “Daja”/ Ministri Lleshaj: Dara vijon të shtrëngohet, i gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave

26 Prill 2019, 18:05 Nga DOSJA
Arrestohet “Daja”/ Ministri Lleshaj: Dara vijon të

TIRANËPas arrestimit të “Dajës”, autorit të 6-të, të dyshuar për grabitjen e Rinasit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një postim në Twitter, Lleshaj falenderon Policinë e Shtetit për punën e bërë, duke theksuar se po bëhet drejtësi.

I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!

Ditën e sotme, policia ka vënë në pranga Ragip Hajdinin, i njohur me psudonimin “Daja”, i cili dyshohet se është personi i 6 që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit. Arrestimi i tij u bë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ndërsa është personi i akuzuar se ka streguar Admir Muratajn, i cili ishte në kërkim për grabitjet në Rinas. 50-vjeçari Hajdini është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe me precedent penal, i akuzuar se ka vjedhur 25 kg ar në bashkëpunim me 5 persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.

(K.M/A.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet daja grabitja ne rinas ragip hajdini sander lleshaj arrestohet daja grabitja ne rinas ragip hajdini sander lleshaj

Sondazh

Poll