Bota

E gjithë Evropa e shqetësuar për mutacionin e ri të Covid në Angli, SHBA-ja “injoron” faktet: Nuk do ndjekim BE-në, fl

20 Dhjetor 2020, 21:55 Nga DOSJA
E gjithë Evropa e shqetësuar për mutacionin e ri të Covid

SHBA- SHBA-ja ka zgjedhur që të dalë kundër rrjedhës që po ndjek Bashkimi Evropian me mutacionin e ri të Covid në Angli. Teksa të gjitha shtetet po mbyllin kufijtë me Anglinë, SHBA-ja ka deklaruar se asnjë mutacion i Covid-it nuk mund t’i rezistojë vaksinës anti-Covid.

Këshilltari kryesor i programit të vaksinave Warp Speed, Moncef Slaoui ka deklaruar se autoritetet po e shikojnë me vëmendje mutacioni e ri të Covid në Angli dhe se deri tani nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Ne jemi, sigurisht … duke parë me shumë kujdes këtë. Pwr mendimin tim ky variant i veçantë i virusit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka shumë të ngjarë t’i shpëtoi imunitetit të vaksinës,” tha Slaoui.

Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë vendin. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania , Franca, Zvicra dhe Danimarka, të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet. Nga ana tjetër BE-ja nesër do të zhvillojë një mbledhje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moncef slaoui mutacioni i covid warp speed moncef slaoui mutacioni i covid warp speed

Sondazh

Poll