Bota

Mutacioni i ri i Covid/ Raportohet rasti i parë në Itali 

20 Dhjetor 2020, 21:01 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid/ Raportohet rasti i parë në Itali 

ITALI-Mutacioni i ri i Covid është duke u përpahur me shpejtësi në të gjithë Anglinë dhe botën. Sot është raportuar rasti i parë që është mbartës me mutacionin e ri të Covid dhe sipas mediave italiane kjo gjë është aprovuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Raportohet se pacienti i parë në Itali e ka marrë këtë lloj mutacioni të virusit pas një udhëtimi në Angli. Momentalisht pacienti i parë dhe partneri i tij janë të izoluar në banesën e tyre për të mos e përhapur Covid-in.

Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë vendin. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania , Franca dhe Danimarka, të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet. Nga ana tjetër BE-ja nesër do të zhvillojë një mbledhje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid mutacioni i covid

Sondazh

Poll