Bota

Sulmohet me raketa Ambasada Amerikane në Bagdat, nuk raportohen dëme për shkak të sistemit mbrojtës që i shkatërroi në a

20 Dhjetor 2020, 20:47 Nga DOSJA
Sulmohet me raketa Ambasada Amerikane në Bagdat, nuk raportohen dëme

IRAK-Ambasada Amerikane në Bagdat është sulmuar mbrëmjen e sotme nga 3 raketa. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja të cilat shkruajnë se fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Raketat e hedhuara drejt ambasadës janë shkatërruar në ajër nga sistemi i mbrojtjes C-RAM që përdor Ambasada.

Dëme janë raportuar vetëm në ndërtesë dhe në makinat e parkuara për shkak të pjesëve të coptuara nga sistemi mbrojtës. Ende nuk dihet se kush është mbrapa këtyre sulmeve ndërkohë që kjo nuk është e vetmja herë që ambasada amerikane sulmohet në këtë mënyrë .

Ambasada ka qenë shumë herë të tjera preh e sulmeve me raketa. Sulmet drejt ambasadës kanë nisur që nga momenti ku Gjenerali irakian  Qassim Soleimani është vrarë. Për vrasjen e tij janë akuzuar forcat amerikanë ndërkohë që qeveria në SHBA i ka bërë thirrje Irakut që të ndërpresë sulmet ose do të mbyllë ambasadën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulmohet ambasada amerikan ne bagdad sulmohet ambasada amerikan ne bagdad

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 15:58

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkës

Qytetarët në Bjellorusi marshuan në rrugët e Minskut më 20 dhjetor, duke i bërë thirrje Aleksandër Lukashenkës që të largohet nga pushteti.Që prej gushtit, kur ...