Bota

Prej disa javësh pa asnjë rast me Covid, Australia kufizon Sydney-n pas një bumi infektimesh

20 Dhjetor 2020, 20:01 Nga DOSJA
Prej disa javësh pa asnjë rast me Covid, Australia kufizon Sydney-n

AUSTRALI- Australia është rikthyer sërish në valën e Covid-19. Ajo ka izoluar kryeqytetin e Uellsit të Ri, Sydney-n për shkak të një bumi infektimesh që janë shfaqur ditët e fundit. Rastet e para të Covid janë shfaqur ditën e djeshme në Australi dhe për shkak të këtyre Sydney është futur në një izolim total për 5 ditë.

Të gjithë banorëve të Australisë u është thënë që të qëndrojnë të izoluar dhe të respektojnë masa anti-Covid, ndërkohë që të gjithë banorët e Australisë që kanë shkuar në Sydney për pushime janë larguar menjëherë para se t’i kapi karantina 14 ditore që është vendosur në vend për turistët dhe udhëtarët.

Australia është cilësuar si një nga vendet që e ka përballuar shumë mirë pandeminë e Covid-19. Atje nuk ka pasur asnjë rast të ri që nga 24 nëntori deri tani. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë deri tani në Australi janë regjistruar 28,172 persona me Covid, ndërsa 908 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne australi rikthehet covid ne australi covid ne australi rikthehet covid ne australi

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 15:58

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkës

Qytetarët në Bjellorusi marshuan në rrugët e Minskut më 20 dhjetor, duke i bërë thirrje Aleksandër Lukashenkës që të largohet nga pushteti.Që prej gushtit, kur ...