Bota

Britania po përballet më një mutacion të Covid-19, Italia ndalon fluturimet, askush nuk udhëton dot drejt Anglisë

20 Dhjetor 2020, 19:37 Nga DOSJA
Britania po përballet më një mutacion të Covid-19, Italia

ITALI-Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ka ndaluar udhëtimet me Anglinë pas mutacionit të Covid-19 që është shfaqur atje. Në një prononcim për mediat ai ka thënë se ka nënshkruar një urdhër që të bllokojë fluturimet që nisën nga Anglia dhe anasjelltas. Më tej ai ka komentuar mbi mutacionin e virusit në Angli ku ka thënë se është tepër shqetësues.

“Nënshkrova një urdhër që bllokon fluturimet që nisen nga Britania e Madhe dhe ndalon hyrjen në Itali të atyre personave që kanë qenë atje për 14 ditët e fundit. Varianti i ri i COVID, i zbuluar së fundmi në Londës është shqetësues dhe do të hetohet nga shkencëtarët tanë”, tha  ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza.

Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë të Britaninë e Madhe. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika dhe Danimarka. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota muatcioni i covid roberto speranza muatcioni i covid roberto speranza

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 15:58

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkës

Qytetarët në Bjellorusi marshuan në rrugët e Minskut më 20 dhjetor, duke i bërë thirrje Aleksandër Lukashenkës që të largohet nga pushteti.Që prej gushtit, kur ...