Bota

Sherr masiv në spital/ Sulmohet personeli mjekësor në Prizren, tre pacientë dhunojnë mjekët

20 Dhjetor 2020, 12:25 Nga DOSJA
Sherr masiv në spital/ Sulmohet personeli mjekësor në Prizren,

KOSOVË-Një përplasje midis tre pacientëve dhe katër mjekëve ka ndodhur në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ditën e djeshme, ku si pasojë të 7 personat janë lënduar.

Sipas mediave të Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, në orën 22:10. Sipas raportit të policisë, njëri prej personave ka qenë i sëmurë dhe ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët nuk e kanë dhënë në kohë, këtu ka nisur përplasja midis tyre.

“Është raportuar se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe katër personave personel mjekësor, sipas informatave njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur debatin. Si pasojë e përleshjes, të lënduar kanë mbetur mjekët dhe të dyshuarit,”-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë arrestuar të tre personat dhe pasi janë marrë në pyetje njëri prej tyre është mbajtur në paraburgim.

“Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt,“-thuhet në raportin e policisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove sulm ndaj mjekeve ne kosove kosove sulm ndaj mjekeve ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 12:07

BRITANIA E MADHE-Planet e udhëtimit të shumë britanikëve janë anuluar, pasi qeveria ka marrë masa për izolimin e vendit, si pasojë e zbulimit të një mutacioni t...