Bota

Varianti i ri i virusit/ Holanda ndalon udhëtimet me Britaninë e Madhe

20 Dhjetor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Varianti i ri i virusit/ Holanda ndalon udhëtimet me Britaninë e Madhe

HOLANDË-Holanda ka vendosur të ndaloj fluturimet hyrëse me Britaninë e Madhe, si pasojë e zbulimit të një varianti të ri të Covid-19.

“Ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe është vendosur të vazhdojë deri më 1 janar,“-ka deklaruar qeveria.

Instituti Kombëtar holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) rekomandoi kufizimin e hyrjes së këtij lloji të virusit nga Britania e Madhe sa më shumë që të jetë e mundur duke kufizuar ose kontrolluar lëvizjet e udhëtimit, gjë që solli pezullimin e udhëtimeve ajrore nga kabineti qeverisës. Ndërkohë, sipas kabinetit qeverisës, një virus me variantin e përshkruar në Britaninë e Madhe ishte identifikuar në një mostër të rastësishme në Holandë në fillim të dhjetorit.

Më herët, Britania e Madhe, ka njoftuar një bllokim të ri për Londrën dhe pjesë të Anglisë jugore dhe lindore, për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e shpejtë të variantit të ri.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota holanda holanda

Sondazh

Poll