Bota

20 Dhjetor 2020, 12:07 Nga DOSJA

BRITANIA E MADHE-Planet e udhëtimit të shumë britanikëve janë anuluar, pasi qeveria ka marrë masa për izolimin e vendit, si pasojë e zbulimit të një mutacioni të ri të Covid-19. Kryeministri, Boris Johnson anuloi Krishtlindjet për gati 18 milion njerëz në Londër, Anglinë jug-lindore dhe lindore, ku ka vendosur një bllokim të ri dy javorë.

Sipas rregullave të reja, dyqanet jo thelbësore si dhe palestrat, kinematë, kazinotë dhe parukeritë, duhet të qëndrojnë të mbyllur dhe njerëzit janë të ndaluar të takohen me persona në ambjente të jashtme.

Të gjitha vendet, e vendosura në nivelin 4, iu është ndaluar të udhëtojnë jashtë rajonit, ndërsa ata që janë jashtë u këshilluan të mos vizitonin vendin.

Kjo situatë ka sjell dhe reagimin e ekspertëve. Adam French, eksperti për të drejtat e konsumatorit ka thënë se këto masa do të shkaktojnë kaos për udhëtimet dhe njerëzit që kanë rezervuar, duhet të bien dakord me agjencitë, t’iu kthehet pagesa ose t’iu shtyhet data e udhëtimit.

Këto kufizime të reja do të shkaktojnë probleme për udhëtimet dhe kaos, duke prishur planet e festive të shumë njerëzve. Nëse keni marrë para për një biletë treni, duhet të jeni në gjendje të anuloni udhëtimin dhe të merrni paratë tuaja përsëri. Operatorët hekurudhorë duhet të jenë sa më lehtësues të jetë e mundur duke lejuar pasagjerët që për ti përdorin bileta ose të pranojnë rimbursimin nëse nuk mund të udhëtojnë në një kohë tjetër,”-ka thënë ai.

Masat e reja janë vendosur, pasi studiuesit kanë dalë në përfunduar se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë Britaninë e Madhe.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe mutacioni i koronavirusit britania e madhe mutacioni i koronavirusit

Sondazh

Poll