Bota

Plan i organizuar/ Dy persona grabisin 120 mijë euro nga biznesmeni në Greqi, e presin jashtë kompanisë së tij, për ta tre

20 Dhjetor 2020, 10:29 Nga DOSJA
Plan i organizuar/ Dy persona grabisin 120 mijë euro nga biznesmeni në

GREQI-Një grabitje e mirë menduar, ka ndodhur ditën e djeshme në Koropi të Athinës. Siç raportojnë mediat greke, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë prej 120.000 eurosh nga një biznesmen.

Grabitja ka ndodhur në orën 14:00, dy personat e armatosur kanë pritur jashtë derës së kompanisë derisa biznesmeni ka ardhur e më pas ata kanë qëlluar në ajër me pistoletë për ta trembur dhe i kanë marrë shumën e parave nga çanta.

Pasi, kanë kryer vjedhjen ata janë larguar me dy motora, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Biznesmeni ka raportuar ngjarjen në polici, prej nga është bërë e mundur gjetja e plumbave të pistoletës për provë dhe po punohet për kapjen e autorëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi greqi grabitje ne greqi greqi

Sondazh

Poll