Bota

Dyshohet se mori pjesë në sulmin terrorist në Vjenë, arrestohet 26-vjeçari afgan, gjurmët e tij u gjendën në armën e kr

20 Dhjetor 2020, 11:06 Nga DOSJA
Dyshohet se mori pjesë në sulmin terrorist në Vjenë,

AUSTRI-Një 26-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar ditën e djeshme në Austri, i dyshuar si i përfshirë në sulmin që ndodhi një muaj më parë në Vjenë, ku u vranë 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Siç raportohet në media, 26-vjeçari është me origjinë afgane dhe në armën e përdorur nga personi që kreu krimin u gjetën gjurmë të tij.

Gjurmët e ADN- së së këtij personi u gjetën në armën e përdorur në sulm,”-ka thënë një zyrtar.

Autoritetet do të kërkojnë një urdhër të gjykatës për ta vendosur në paraburgim dhe më pas për t’a marrë në pyetje 26-vjeçarin, i cili u arrestua. Sakaq, deri tani bëhet e ditur se janë arrestuar 15 persona të dyshuar si bashkëpunëtor për krimin në Austri, ndërsa autoritetet në Gjermani dhe Zvicër po hetojnë gjithashtu njerëz të dyshuar për lidhje me autorin e krimit.

Sulmi terrorist ndodhi ka ndodhur në 2 nëntor, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ai është identifikuar si Kujtim Fejzullahu me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulmi ne vjen sulmi ne vjen

Sondazh

Poll