Bota

Koreja e Jugut shënon rekord të ri infektimesh/ Mbi 1 mijë persona pozitiv gjatë orëve të fundit

20 Dhjetor 2020, 10:49 Nga DOSJA
Koreja e Jugut shënon rekord të ri infektimesh/ Mbi 1 mijë

KOREA E JUGUT– Shifra e të infektuarve është rritur në gjithë botë, ku shumë vende kanë vendosur masa të reja izolimi. Koreja e Jugut është një nga vendet që së fundmi ka shënuar rritje të infeksioneve.

Gjatë 24 orëve të fundit ajo ka regjistruar një rekord të ri prej 1,097 rastesh infektimi, ku prej tyre përfshihen dhe rastet e shpërthimit në burgun Seulit, ku u shënuar 185 persona pozitiv dhe në 25 persona të ardhur nga vendet e tjera.

Situata ka qenë problematike prej 5 ditësh, me 1000 raste ditore, kjo i ka bërë ekspertët mjekësor të kritikojnë qeverinë, si të ngadaltë në vendosjen e masave të rrepta të distancimit social.  Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 15 pacientë dhe numri në total i vdekjeve ka shkuar 674.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 covid-19 ne koren e jugut koreja e jugut covid-19 covid-19 ne koren e jugut koreja e jugut

Sondazh

Poll