Bota

Rritje rekord rastesh në SHBA, ekspertët rekomandojnë miratimin e një tjetër vaksine anti-COVID

20 Dhjetor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Rritje rekord rastesh në SHBA, ekspertët rekomandojnë miratimin e

SHBA– Covid-19 vijon të përparojë ndjeshëm në SHBA, ku aktualisht numërohen mbi 18 milion raste dhe 323.404 vdekje, duke zënë vendin e parë në botë në hartën e COVID.

Situata e rënduar pandemike ka bërë që ekspertët të rekomandojnë edhe një një vaksinë tjetër  pas Pfizer.

Komiteti Këshillimor i CDC-së për Imunizimin dhe Praktikat votoi dje për të rekomanduar kandidatin e vaksinës Moderna për njerëzit mbi moshën 18, pas vendimit të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave një ditë më parë për të autorizuar vaksinën për përdorim emergjent.

Drejtori i CDC, Dr. Robert Redfield duhet të pranojë rekomandimin e grupit, gjë që do hapë rrugën për shtimin e një vaksine të dytë në vend në një moment kritik.

Më shumë se 18,000 Amerikanë vdiqën nga Covid-19 në javën e kaluar. Sipas mediave të huaja,  Projekti i Institutit për Vlerësim të Shëndetit i Universitetit të Uashingtonit thotë se më shumë se 237,000 Amerikanë do të vdesin nga Covid-19 në tre muajt e ardhshëm.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota miratimi i vaksines shba rritje rastesh miratimi i vaksines shba rritje rastesh

Sondazh

Poll