Bota

Pritje të gjata në kufi deri në 10 orë/ Ministria e Jashtme e Kosovës njoftim të rëndësishëm për diasporën

20 Dhjetor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Pritje të gjata në kufi deri në 10 orë/ Ministria e Jashtme

KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka njoftuar se në kufijtë e shteteve të Ballkanit ka pritje të gjata deri në dhjetë orë për shkak të fluksit të madh të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vonesat në kufijtë e vendeve të Ballkanit po shkaktohen për shkak të kontrolleve të shtuara, pas masave të vendosura nga shtetet përkatëse kundër pandemisë së koronavirusit.

Sipas MPJD-së, pritjet në kufirin Slloveni-Kroaci janë deri në dhjetë orë,  ndërsa në kufijtë mes Hungarisë dhe Serbisë janë deri në pesë orë.

Për shkak të numrit të madh të diasporës të Kosovës, që është nisur në vendlindje për pushimet e fundvitit, MPJD thotë se ka krijuar shtab emergjent brenda ambasadave të Kosovës që t’iu dalë në ndihmë shtetasve kosovarë që janë nisur drejt Kosovës.

“Rritja e kontrolleve për shkak të këtyre masave pritet të ndikojë në shtimin e pritjeve në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Serbisë, për çka qytetarët tanë që kanë marrë rrugën drejt Kosovës duhet të jenë të informuar”, thuhet në njoftim.

 (kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ministria e jashtme e kosoves rraadhet e gjata ne kufi ministria e jashtme e kosoves rraadhet e gjata ne kufi

Sondazh

Poll