Bota

Zbulon se është i përjashtuar nga rregulli, Ministri shqiptar gjobitet nga policia pasi shkeli orën policore

20 Dhjetor 2020, 07:09 Nga DOSJA
Zbulon se është i përjashtuar nga rregulli, Ministri shqiptar

KOSOVË– Politikanët nuk shpëtojnë nga ligji nësë thyejnë rregullat! Rasti më i fundit është i Ministrit të Drejtësisë në Kosovë Selim Selimi i cili është ndëshkuar me masë administrative gjobë, pasi ka thyer orën policore të vendosur nga autoritetet shëndetësore.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Selimi thotë se edhe pse personeli i drejtësisë është i përjashtuar nga rregulli për lëvizje pas orës 19:00, e ka paguar dënimin për shkak të sjelljes së policisë.

Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Selim Selimi në rrjetet sociale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni selim selimi thyen oren policore selim selimi thyen oren policore

Sondazh

Poll