Sport

Provë e dështuar te Milani, Ibra ndalet sërish, mirupafshim në janar!

18 Dhjetor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Provë e dështuar te Milani, Ibra ndalet sërish, mirupafshim

ITALI – Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Pioli për takimin ndaj Sasuolos. 39-vjeçari kreu stërvitjen me grupin sot pasdite, por në fund ndjeu shqetësim në pulpën e këmbës së majtë dhe iu drejtua sërish infermierisë për ekzaminimet e radhës.

Pas një kontrolli urgjent, mjekët kanë rekomanduar Ibrahimoviçit një tjetër pushim 10-ditor dhe vetëm më pas do të rivlerësohet gjendja e suedezit, që tashmë ka mbyllur vitin 2020 dhe do të provojë rikthimin në muajin janar.

Stafi mjekësor i Milanit synon ta ketë të gatshëm gjigandin e sulmit kuqezi për ndeshjet kundër Benevento dhe Juventus më 3 dhe 6 janar. Ibrahimoviç, i cili është jashtë fushave që nga fitorja 3-1 ndaj Napolit, është aktualisht shënuesi më i mirë në Serie A, pasi ka realizuar dhjetë gola dhe ka asistuar në një.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport demtimi i 39-vjecarit demtimi i ibres kueqinjte e milanit kunder sasuolos trajneri pioli zlatan ibrahimovic demtimi i 39-vjecarit demtimi i ibres kueqinjte e milanit kunder sasuolos trajneri pioli zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll