Sport

Nostalgji: Rrëfehet Presidenti Meta, si sportist, por dhe si komentator futbolli!

18 Dhjetor 2020, 20:06 Nga DOSJA
Nostalgji: Rrëfehet Presidenti Meta, si sportist, por dhe si komentator

TIRANE – Tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët, se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është tepër dashamir dhe i ndjeshëm ndaj sportit, gjë që e ka dëshmuar në sa e sa raste, me praninë e tij në mjediset sportive, jo vetëm si tifoz i thekur i kombëtares kuqezi. Kjo si pasojë e pasionit të tij rinor për sportin në përgjithësi dhe peshëngritjen në veçanti, kur ai ishte pjesë e ekipit të Dinamos.

Por presidenti Meta, krahas sportit, ka qenë edhe njeri i letrave, duke shkruar në organet e ndryshme të shtypit të para viteve ’90. Kjo dashuri për letërsinë, e shtyu djaloshin Meta, edhe drejt mikrofonit të Radio Tiranës, për të komentuar ndeshjet e futbollit për emisionin “Nga njera ndeshje në tjetrën”, që asokohe drejtohej nga gazetari Ahmet Shqarri.

Për të gjitha këto, i pushtuar nga nostalgjia e viteve të rinisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është rrëfyer në emisionin “Paso” të drejtuar nga gazetarët Denis Dyrnjaja, Glendi Nallbani dhe Sidorela Gjoni të radios “Top Albania”…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir meta radiokomentar futbolli ilir meta si peshengrites i dinamos ilir meta si sportist presidenti i republikës ilir meta ilir meta radiokomentar futbolli ilir meta si peshengrites i dinamos ilir meta si sportist presidenti i republikës ilir meta

Sondazh

Poll