SPANJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ndjeshme në një restorant në Spanjë, i quajtur “The Orange Tree”. Sipas mediave spanjolle, shqiptari 42-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është qëlluar rreth orës 21:50 të mbrëmjes, teksa darkonte me të dashurën e tij.
Dëshmitarët kanë treguar se një person me kapuç në kokë, hyri në restorant, nxorri një armë të vogël dhe qëlloi disa herë mbi shqiptarin dhe më pas u largua me urgjencë nga vendngjarja.
Edhe pse mori 5 plumba në trup, shqiptari ndërroi jetë pas orës 23:00, edhe pse mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar. Sipas Policisë spanjolle, ishte i njohur për efektivët dhe se prej disa vitesh jetontë në provincën e Alicantes.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë filluar dhe pista kryesore është ajo e “spiunimit”, pasi nëntorin e shkuar 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për falsifikim dokumentesh, trafik droge dhe grup kriminal.
Mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë. Megjithatë nuk është bërë me dije nëse viktima ishte pjesë e grupit, apo një nga elementët që u përdor për shkatërrimin e tyre. Ndërkohë që po punohet edhe për kapjen e autorit, i cili është kapur duke u larguar nga vendngjarja nga kamerat e sigurisë.
Mediat spanjolle shkruajnë se ky sulm vjen fill vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish-këshilltari i Alteas, Jaime Selles. Gjatë bastisjeve dhe kërkimeve në Alicante të Madridit, Tarragona dhe Ibiza, policia sekuestroi armë zjarri, 300.000 euro dhe diamante.
Ndërkohë që jo më larg se me 2 dhjetor, 47-vjeçari Ilir Zelka u qëlluarme snajper teksa po hante mëngjes në një restorant, në një prej zonave më të shtrenjta të Brazilit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, i cili u gjet i vrarë brenda makinës së tij. Burime për Do...
VLORË– Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku për pasojë, humbi jetën njw marokene.Policia bënë të ditur ...
Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg ishte sot e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmev...
TIRANË– 8 viktima dhe 538 raste të reja me COVID- 19 janë shënuar gjatë 24 orëve në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur...
Aktualitet19 Dhjetor 2020, 15:41
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. Një makinë është përplasur me një kamion, ndërsa një sherr ka ndodhur mes dy shofërëve. JOQ k...
TIRANË– Mjeku i njohur Arben Gjata i ka dedikuar disa fjalë prekëse mikut të tij, mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën pasi u infektua nga pandemia ...
TIRANË– 2 persona të cilët janë akuzohen për dhunë në familje janë arrestuar nga policia. Policia bën të ditur po ashtu se në pranga kënë rënë edhe t...
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas lajmit se Serbia nis të hënën vaksinën kundër koronavirusit. Në nje postim që ka bërë në rrjetet...