Aktualitet

Akuzohen për dhunë në familje/ Arrestohen 2 persona në Tiranë, në pranga dhe 3 drejtues mjetesh

19 Dhjetor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Akuzohen për dhunë në familje/ Arrestohen 2 persona në

TIRANË– 2 persona të cilët janë akuzohen për dhunë në familje janë arrestuar nga policia. Policia bën të ditur po ashtu se në pranga kënë rënë edhe tre drejtues mjetesh.

Mësohet se blutë kanë arrestuar shtetasin E.H. 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen dhe shtetasin O.C., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”. Në pranga edhe 3 drejtues mjetesh. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.H., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.C., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : A.K., 40 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese dhe në gjendje të dehur; N.A., 50 vjeç dhe I.K., 49 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.  Më datë 18.12.2020, rreth orës 21:00, në Vorë, dyshohet se një mjet kamion ende i paidentifikuar, nga pakujdesia ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin maroken me iniciale M.M. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak : Me datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona arrestohen 5 persona

Sondazh

Poll