Aktualitet

Bie në kontakt me rrymën elektrike humb jetën 45- vjeçari në Tiranë (NJOFTIMI)

19 Dhjetor 2020, 15:08 Nga DOSJA
Bie në kontakt me rrymën elektrike humb jetën 45- vjeçari

TIRANË– Një 45-vjeçar, ka humbur jetën, ditën e sotme në Tiranë. Policia bënë të ditur se shtetasi Sh.H. , dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për fat të keq ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

“Më datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten 45-vjecari humb jeten 45-vjecari

Sondazh

Poll