Me telefon brenda në qeli! Policia e Burgjeve e kap mat, Gentian Çaka i ‘Hakmarrjes për drejtësi’ sërish i pand
19 Dhjetor 2020, 16:28Nga DOSJA
TIRANË– Gentian Çaka, ish-anëtari i “Hakmarrjes për Drejtësi”, i cili është dënuar me 17 vite burg, është kapur me telefon brenda qelisë së tij në Peqin. Për shkelje, ai është marrë i pandehur dhe akuzohet nga Prokuroria për akuzën e “Futjes së telefonit në ambjentet e vuajtjes së dënimit”.
Gazetari Elton Qyno bën me dije se Çaka është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Elbasanit, pasi kjo e fundit ka administruar një material hetimor prej policisë së burgjeve, të cilët edhe gjetën celularin në qeli. Gjithçka nisi prej një kontrolli blic të kryer nga Policia e Burgjeve, në dhomën ku vuan dënimin Gentian Çaka, ku edhe u gjet telefoni bashkë me aksesorët përkatës. I dënuari do përballet në Gjykatën e Elbasanit me akuzën dhe rrezikon që dënimit të tij t’i shtohen edhe 1 deri në 3 vjet heqje lirie.
Gentian Çaka është i vetmi nga ish-anëtarët e të ashtuquajturës “Hakmarja për drejtësi”, që ndodhet në burg pasi ka një dënim me 17 vjet, pasi u arrestua nga forcat RENEA në vitin 2015. Ndërkohë që pjesë e tjerët e grupit u deklaruan të pafajshëm nga Gjykata e Apelit, asokohe pjesë e asaj të Krimeve të Rënda, e cila sot është shkrirë si institucion.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, i cili u gjet i vrarë brenda makinës së tij. Burime për Do...
VLORË– Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku për pasojë, humbi jetën njw marokene.Policia bënë të ditur ...
Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg ishte sot e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmev...
TIRANË– 8 viktima dhe 538 raste të reja me COVID- 19 janë shënuar gjatë 24 orëve në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur...
Aktualitet19 Dhjetor 2020, 15:41
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. Një makinë është përplasur me një kamion, ndërsa një sherr ka ndodhur mes dy shofërëve. JOQ k...
TIRANË– Mjeku i njohur Arben Gjata i ka dedikuar disa fjalë prekëse mikut të tij, mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën pasi u infektua nga pandemia ...
TIRANË– 2 persona të cilët janë akuzohen për dhunë në familje janë arrestuar nga policia. Policia bën të ditur po ashtu se në pranga kënë rënë edhe t...
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas lajmit se Serbia nis të hënën vaksinën kundër koronavirusit. Në nje postim që ka bërë në rrjetet...
ITALI- Të dhënat për vrasjen makabre të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, sa shkojnë dhe bëhen edhe më të rënda. Sot, mediat italiane shkruajnë se...