Aktualitet

Kamioni u ‘hëngri kokën’! Gabimi amatoresk që bënë vrasësit e Xhulio Prelës, kamerat e sigurisë nuk i falën

19 Dhjetor 2020, 16:12 Nga DOSJA
Kamioni u ‘hëngri kokën’! Gabimi amatoresk që

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, i cili u gjet i vrarë brenda makinës së tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë.

Edhe pse aktive, lentet nuk i kishin kapur dot fytyrat e autorëve, por kanë filmuar mjaftueshëm për t’i nxjerrë zbuluar. Mësohet se fillimisht është identifikuar makina që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Dhe më pas fijet janë lidhur me njëra-tjetrën deri tek zbulimi i identitetit të autorëve.

Mesa duket gabimi që agresorët ka qënë fakti se nuk i kanë zhdukur mirë provat dhe kanë përdorur kamion për t’u larguar nga vendngjarja, një mjet që bie në sy dhe është lehtësisht i identifikueshëm për shkak të numrit të vogël që është në qarkullim, në dallim me mjetet e tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”.

Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh, një pistë kjo që është hetuar por është rrëzuar nga grupi hetimor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela vritet xhulio prela

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Dhjetor 2020, 15:41

TIRANË– Një aksident ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. Një makinë është përplasur me një kamion, ndërsa një sherr ka ndodhur mes dy shofërëve. JOQ k...