Aktualitet

Mbërritja e vaksinës në Serbi, ish-deputetit i PD-së: Gënjeshtrat e Ramës i kanë ‘këmbët e shkurtra’

19 Dhjetor 2020, 13:12 Nga DOSJA
Mbërritja e vaksinës në Serbi, ish-deputetit i PD-së:

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas lajmit se Serbia nis të hënën vaksinën kundër koronavirusit. Në nje postim që ka bërë në rrjetet sociale, Shehu është shprehur se kjo nxorri në shesh gënjeshtrën e kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera ai shprehet se, Rama prej javësh kërkon të na mbushë mendjen se vende si ne nuk mund të kontraktonin direkt me kompanitë prodhuese të vaksinave, por Serbia tregon se nuk është ashtu.

Postimi:

Genjeshtrat e Rames i kane “kembet e shkurtera”! Serbia, nje vend i vogel i Ballkanit te henen fillon vaksinimin e popullesise me Vaksinen Pfizer! Rama & Co prej javesh kerkojne te na mbushin mendjen se vende si ne nuk mund te kontraktonin direkt me kompanite prodhuese te vaksinave. Por ja qe ishte ashtu si ne ja kerkuam prej shtatorit, mundej, kur Rama atehere vecse pergjigjej me ironi! Mashtrime e genjeshtra keto te atij dhe “oborrit” qe e rrethon, por qe tashti e kane lene Shqiperine jo vetem pa vaksina, por dhe pa asnje kontrate. Serbia qe eshte treguar e pergjegjeshme ka kontraktuar prej muajsh me Pfizer, ndertoi infrastrukturen e vaksinimit dhe te henen fillon procesin, si e gjithe Europa. Ndersa ne sot presim ne nje radhe te gjate, me keq se vendet e Afrikes nga Covax; shume nga ata kane mbyllur edhe kontrata te vecanta me prodhuesit. Presim me shprese qe nga solidariteti te na japin dicka partneret, por dhe kjo e dyshimte perderisa nuk kemi ngritur asnje infrastrukture adeguate. Nderkaq Rama me nje “torbe” bosh kerkon te fshehe te verteten mbas genjeshtrave, tellalleve te tij apo mbas ndonje fotografije ne nje ekspozite!

Sot Serbia njoftoi se nga dita e hënë do të marrë 5 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer dhe se të parët do të vaksinohen janë mosha mbi 75 vjeç, kryesisht personat që ndodhen në azile.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan shehu vaksina kunder covi-19 tritan shehu vaksina kunder covi-19

Sondazh

Poll