50 euro për të kaluar kufirin, arrestohet 31-vjeçari nga Elbasani, e kishte mbushur makinën me 9 emigrantë
19 Dhjetor 2020, 10:44Nga DOSJA
KORCE- Policia e Shtetit ka arrestuar një 31-vjeçar nga Elbasani, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme 9 emigrantë. P.M.,, nga Elbasani u kap në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, me një makinë Volkswagen Touran, të mbushur me emigrantë, të cilëve iu kishte marrë nga 50 euro për t’i kaluar jashtë vendit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Qarku Korçë Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen Touran”, 9 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shumës prej 50 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODER– Me pankarta në duar “më në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret” apo “nuk jena popull i varfër por jena popull i vjedhur”, qytetarët ...
TIRANË- Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, i riu që u vra nga Policia e Shtetit, thotë se ka besim tek shteti. Në një prononcim për News 24, Qazimi rrëfe...
SHKODER– Një javë pas protestës së dhunshme që u zhvillua në qytetin e Shkodrës, një tjetër grumbullim u zhvillua në sheshin “Luigj Gurakuqi”. Në rrugët e qytet...
KORCË– Dy banorë të Libofshës janë arrestuar në Pogradec pasi kishin në makinë 4 kilogramë kanabis gati për t’i shitur. Policia njofton se ata janë të dy i...
TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona si dhe ka sekuestruar kanabis, heroinë, kokainë dhe një sasi parash. Në njoftimin e PSH thuhet se u arres...
BULQIZE- Policia e Shtetit ka mohuar denoncimin e bërë nga Partia Demokratike se një i ri është rrahur në komisariatin e Bulqizës. Në një njoftim për mediat, PS...
TIRANË– Temperatura të ulëta dhe erë. Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme. Sipas Meteoalb, kjo e shtunë do të ketë një rritje të lehtë temperatu...
TIRANË- COVID19 është fjala kryesore e vitit në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe Shqipërinë. E më shumë se kudo, COVID19 mbizotëron në media. Në tit...