Aktualitet

Shkodrani me flamurin kuqezi i revoltuar me qeverinë: Po na rreni me qindarka

19 Dhjetor 2020, 12:07 Nga DOSJA
Shkodrani me flamurin kuqezi i revoltuar me qeverinë: Po na rreni me

SHKODER– Protesta e sotme në Shkodër u mbyll pa incidente përveç shoqërimit të dy të miturve nga Policia, me dyshimin se kishin me vete shishe me benzinë. Por mes protestuesve ka spikatur një burrë i moshuar, i cili kishte në dorë dy flamuj, të Shqipërisë dhe atë të Bashkimit Evropian. “O kriminelë, cfarë drejtësie keni ju? Jena pa pensione, na rreni me qindarka dhe doni me shkuar në Europë. Mos u talleni me ne”.-tha ai, duke iu kundërvënë qeverisë dhe politikës.

Një javë pas protestës së dhunshme që u zhvillua në qytetin e Shkodrës, një tjetër grumbullim u zhvillua sot në sheshin “Luigj Gurakuqi”. Policia e Shtetit kishte marrë në mbrojtje disa institucione, si bashkia e qytetit dhe prefektura. Në fund të protestës, Policia shoqëroi edhe dy të mitur që dyshohet se kishin me vete shishe me benzinë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne shkoder 19 dhjetor protesta per klodian rashen protesta ne shkoder 19 dhjetor protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll