Aktualitet

12 muaj shërbim prove për falsifikim dokumentesh, ish-gjyqtari Luan Daci apelon vendimin e GJKKO

19 Dhjetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
12 muaj shërbim prove për falsifikim dokumentesh, ish-gjyqtari Luan

TIRANË- Luan Daci, zyrtari i dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Daci apeloi vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që e gjeti atë fajtor për veprën penale  “Falsifikim dokumentesh” dhe e dënoi me 6 muaj burg, që më pas iu konvertua në 12 muaj shërbim prove.

Daci u dënua më 1 dhjetor, kur SPAK kërkoi 1 vit burgim. Ish-gjyqtari Luan Daci u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari se kishte falsifikuar dokumentet e aplikimit për t’u bërë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këto dokumenta, Daci kishte fshehur faktin se kur ishte gjyqtar në vitin 1997, ai ishte shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD-ja e asaj kohe) për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Ai u pezullua nga SPAK dhe tashmë është jashtë sistemit të drejtësisë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i luan dacit luan daci denimi i luan dacit luan daci

Sondazh

Poll