Aktualitet

Ekzekutimi i policit të FNSH-së, identifikohen dy autorët, Policia i shpall në kërkim ndërkombëtar

19 Dhjetor 2020, 11:52 Nga DOSJA
Ekzekutimi i policit të FNSH-së, identifikohen dy autorët,

TIRANË– Policia e Shtetit i ka identifikuar dy autorët e vrasjes së policit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Burime pranë grupi hetimor, i thanë Dosja.al se ka qenë një konflikt i çastit pista kryesore e hetimit për vrasjen e policit që nuk kishte probleme as në punë dhe as në familje.

Të njëtjat burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë. Edhe pse aktive, lentet nuk i kishin kapur dot fytyrat e autorëve, por kanë filmuar mjaftueshëm për t’i nxjerrë zbuluar.

Mësohet se fillimisht është identifikuar makina që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një kamion i verdhë. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë jashtë vendit. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”.

Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh, një pistë kjo që është hetuar por është rrëzuar nga grupi hetimor.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela vritet xhulio prela

Sondazh

Poll