Aktualitet

Ekstradohet në Shqipëri 29-vjeçari nga Burreli, rrëmbeu një shtetas në Fushë-Krujë në 2019 dhe i kërkoi 4 mijë euro (

19 Dhjetor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Ekstradohet në Shqipëri 29-vjeçari nga Burreli, rrëmbeu

TIRANË- Ekstradohet nga Greqia një 29-vjeçar nga Burreli i akuzuar për rrëmbim. Policia e Shtetit njofton se Besmir Xhokrosa, 29 vjeç, lindur në Burrel, në bashkëpunim me një person tjetër ka rrëmbyer në Sarandë B.Z dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesi i kërkoi familjes së pengut 4 mijë euro për ta liruar. Tashmë ai është arrestuar dhe është bërë ekstradimi i tij në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bashkëpunimi me Interpol Athinën vë në pranga me qëllim ekstradimi një 29-vjeçar, për rrëmbim personi me qëllim dhenie të një shume parash në këmbim të lirimit. Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar B. Xh., 29 vjeç, lindur në Burrel.

Shtetasi B. Xh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur shtetasit B. Xh., masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. Xh., në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir xhokrosa ekstradohet besmir xhokrosa besmir xhokrosa ekstradohet besmir xhokrosa

Sondazh

Poll