“Ti je i PD-së!”/ Rama batuta në Shijak, e dallon direkt demokratin: S’e besoje ti, thoje ‘nuk e bëjnë komun
19 Dhjetor 2020, 14:30Nga DOSJA
TIRANË -Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shijak ku inaguroj shtëpit e disa prej banorëve, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Kryeministri gjatë bisedës me njërin nga banorët, me ironi theksoi se ai ishte simpatizant i Partisë Demokratike dhe prandaj nuk e besonte që do t’i rindërtohej shtëpia.
Edi Rama –Ku je ti i Partisë Demokratike ku je, si jeni?
Zonja –Ku e di ti që jena
Edi Rama –Po duket ai
Kryefamiljari–Jemi me Eltonin tani
Edi Rama –Po nuk e besoje, nuk e bëjnë komunistat thoje?
Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shijak Elton Arbana dhe ministri Arben Ahmetaj nuk i kanë kursyer as vëretjet për punëtorët.
Edi Rama –O Dritan të lutem, lyrjen e këtyre cepave se ky është demokrat dhe këtyre si t’ua lesh ashtu e mbajnë, vetëm ‘me prish’ janë.
Pasi u fut brenda për të parë nga afër punimet e shtëpive, Rama nuk e ka refuzuar një teke raki me të zotin e shtëpis por ka kërkuar që Arbana të pijë ujë duke shtuar me shaka se ai duhet të jetë esëll.
Edi Rama –Do ulemi dy minuta
Kryefamiljari –Ta pijmë një teke?
Edi Rama –Teke jo por sa për gëzuar po, këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi.
Kryefamiljari –Atij shokut një gotë (Elton Arbanës)
Edi Rama –Atij shokut jo se e duam esëll ne
Kryefamiljari –O plake?
Edi Rama –Plakës i merr të keqen asaj ti, se plak je vetë
Kryefamiljari –O kryetar?
Edi Rama –Kryetarin e duam totalisht esëll
(d.k.k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Partia Demokratike,i kërkon Prokurorisë që t’i vërë në dispozicion gjithë informacionin e nevojshëm për mbylljen e hetimeve për dosjen “184”.Nëpërmj...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit se është blerë nga para...
TEPELENË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë sot në Tepelenë ku ka takuar mbështetës të LSI-së por edhe qytetarë, ku ka dëgjuar problemet...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka dështuar me mësimin online. Endri Hasa, ish-deputet i PD, në një deklaratë për mediat mesditën e të shtunë...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se është duke negociuar me disa drejtues të Partive Popullore Evropioane si edhe komisionerin për Zgjerim Oli...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për aftësinë e tij në basketboll. Në një intervistë për sportin në Top A...
TIRANË- Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbrëmjen e sotme ka bërë deklaratën bombë. E ftuar në emisionin Java në Rtsh, ajo tha se është ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tregoi se i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës që të jetë në luftën ...