Politike

Agron Duka: Fyhem kur ma përmendin por i kam kërkuar Bashës të jem në listën e fituesve!

18 Dhjetor 2020, 22:01 Nga DOSJA
Agron Duka: Fyhem kur ma përmendin por i kam kërkuar Bashës

TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tregoi se i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës që të jetë në luftën e fituesve.

I ftuar në Spotlight, Duka deklaroi se do të vendosë veten e tij në listë pasi ka besim se në qarkun e Durrësit, i siguron votat për të marrë një mandat.

“Fyhem po të më thuash që do të të vejë Basha tek PD-ja në listë. Unë do të vë veten time në listë, sepse unë mendoj që tek kjo listë e përbashkët, unë i kam aq numër votash në Durrës, sa i takojnë një mandati deputeti. Ky Kod Zgjedhor na diskriminon edhe në qarqe të tjera të Shqipërisë, sepse dalim dhe bëjmë fushatë në gjithë qarqet, votat tona të cilat nuk konvertohen në mandate deputeti shkojnë në dëm të opozitës. Unë nuk jam për t’i bërë dëm opozitës, përkundrazi, jam pro gjithë opozitës. Nga ana tjetër, Bashës e grupit opozitar i kam kërkuar, përveç emrit tim edhe përfaqësimin e qarqeve kryesore të vendit,”- ka deklaruar Duka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka agron duka

Sondazh

Poll