Meta: Berishën nuk e arrij dot, Ramën e sfidoj, por ai bën vetëm faulle
19 Dhjetor 2020, 06:23Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për aftësinë e tij në basketboll. Në një intervistë për sportin në Top Albania Radio, presidenti u ndal edhe tek politika, ndërsa pranoi se sipas tij, Berishën nuk e sfidon dot. Edhe pse nuk e tha me emër Meta iu referua duke thënë se “vendi i parë në not është i paprekshëm, absolutisht”.
“Më pëlqen sporti sepse është adrenalinë, largon toksinat dhe të argëton. Madje dua t’ju siguroj që edhe në ping-pong jam shumë mirë. Nuk mund të them të njëjtën gjë në çdo lloj sporti. Në të gjitha sportet aktive mendoj se nuk jam keq. Dashuria më e madhe është ngjitja në male, kjo më ka tërhequr shumë, sepse është edhe e shëndetshme, por të jep edhe mundësinë të shikosh gjëra të reja, të bukura që nuk i ke parë kurrë ose i ke parë nga avioni.
Absolutisht vendi i parë në not është i paprekshëm, absolutisht. Do të luftoja për vendin e dytë. Për basketbollin kur të dëshironi për 3-pikësh jam i paparë. Edhe si organizator, por për 3-pikësh jam i paparë, kur të dëshironi me kamera. Për faulla ma merr ai (nënkupton Ramën), por për 3-pikësh jam i sigurt që fitoj. Nuk ka problem fare për arbitrin” -tha presidenti.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbrëmjen e sotme ka bërë deklaratën bombë. E ftuar në emisionin Java në Rtsh, ajo tha se është ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tregoi se i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës që të jetë në luftën ...
TIRANË– Vjosa Osmani, e dyta presidente grua (edhe pse e përkohshme në detyrë) e Kosovës mbylli sot vizitën 3-ditore në Shqipëri, ku u takua me të gj...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se bashkëshortja e tij e ka kaluar Covid-19. Gjatë një komunikimi që ka pasur me drejtuesin e Portalit S...
Gjatë intervistës së saj për “Ekopolitikë” në RTV Ora, ministrja e financave Anila Denaj foli edhe për rritjen e pagave duke nisur nga 1 janari 2021.Sipas saj, ...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shqipëri. Në nj...
TIRANË– Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka dalë në një deklaratë për shtyp për të komentuar pushimin e çështjes ‘184’ ...