Politike

Mbyllja e hetimeve për dosjen 184, PD bën gati ankimimin: Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin

19 Dhjetor 2020, 13:06 Nga DOSJA

TIRANË-Partia Demokratike,i kërkon Prokurorisë që t’i vërë në dispozicion gjithë informacionin e nevojshëm për mbylljen e hetimeve për dosjen “184”.

Nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD kërkon që të njihet me të gjithë aktet e dosjes hetimore dhe më pas do të bëjë ankimim të vendimit në Gjykatë.

Deklarata e Plotë

Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje. Pas kësaj, i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.Partia Demokratike theksoi se drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 dhe pushimin e çështjes për urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur me Edi Ramën. Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkalusr afatet proceduriale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”- thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD. PD shpreh edhe një herë bindjen se hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!

vijon…

A.k.dosja.al 


1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

Loading ... Loading ...

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike partia demokratike

Sondazh

Poll