FOTO-Presidenti Ilir Meta dekoron me titullin ‘mjeshtër i madh’ profesorin Milto Vako
19 Dhjetor 2020, 10:00Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, profesorin Milto Vako. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se ishte ky një nder dhe kënaqësi për kontributin e Vakos në artin dhe muzikën shqiptare.
POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS:
Për të gjithë kontributin e vyer, si dirigjent, pedagog dhe personalitet i shquar i fushës së muzikës, pata kënaqësinë dhe nderin të çmoj, Profesor Milto Vako, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim dhe mirënjohje të punës së përkushtuar në drejtimin për vite me radhe të Katedrës së Dirigjimit në Fakultetin e Muzikës dhe si udhëheqës artistik pranë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, duke u nderuar nga artdashësit dhe merituar çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nderim e respekt, ndaj të gjithë plejadës së personaliteteve të shquara të muzikës shqiptare, ndër dekada, të cilat i dhanë jetë dhe themeluan Konservatorin Shtetëror të Tiranës, si Profesor Vako, Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja e shumë të tjerë, nga duart e të cilëve kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, muzikantë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër në vendin tonë dhe në skenat më të mëdha botërore.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se është duke negociuar me disa drejtues të Partive Popullore Evropioane si edhe komisionerin për Zgjerim Oli...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për aftësinë e tij në basketboll. Në një intervistë për sportin në Top A...
TIRANË- Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbrëmjen e sotme ka bërë deklaratën bombë. E ftuar në emisionin Java në Rtsh, ajo tha se është ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tregoi se i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës që të jetë në luftën ...
TIRANË– Vjosa Osmani, e dyta presidente grua (edhe pse e përkohshme në detyrë) e Kosovës mbylli sot vizitën 3-ditore në Shqipëri, ku u takua me të gj...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se bashkëshortja e tij e ka kaluar Covid-19. Gjatë një komunikimi që ka pasur me drejtuesin e Portalit S...
Gjatë intervistës së saj për “Ekopolitikë” në RTV Ora, ministrja e financave Anila Denaj foli edhe për rritjen e pagave duke nisur nga 1 janari 2021.Sipas saj, ...