Politike

Vokshi bën deklaratën BOMBË: Kemi fakte se është tentuar manipulimi i provave të vrasjes së Klodian Rashës

18 Dhjetor 2020, 22:10 Nga DOSJA
Vokshi bën deklaratën BOMBË: Kemi fakte se është

TIRANË- Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbrëmjen e sotme ka bërë deklaratën bombë. E ftuar në emisionin Java në Rtsh, ajo tha se është tentuar manipulimi i fakteve në vrasjen e të riut, Klodian Rasha.

Ndër të tjera, Vokshi tha se Rama largoi Sandër Lleshaj nga posti i Ministrit të Brendshëm sepse nuk i duhej, ndërsa tha se janë tentuar manipulimi i fakteve në vrasjen e të riut, Klodian Rasha.

“Ne kemi të dhëna, na kanë ardhur fakte të sakta se kanë tentuar për të manipuluar provat. Tentoi 3 ditë që t’ia dorëzonte gabimin viktimës. Mbas 3 ditësh, sakrifikoi Sandër Lleshaj se nuk i duhej dhe emëroi Bledi Çuçin. Është një emër që gjendet në oborrin e Ramës, pasi Rama është Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm, Ministër i Bujqësisë. Është vetëm një emër në oborrin e Ramës,” tha Vokshi.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi klodian rasha albana vokshi klodian rasha

Sondazh

Poll