Politike

Monika Kryemadhi ndez motorët e fushatës në Tepelenë: Më 25 prill tek ekonomia, jo te batutat e të gjatit

19 Dhjetor 2020, 12:48 Nga DOSJA

TEPELENË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë sot në Tepelenë ku ka takuar mbështetës të LSI-së por edhe qytetarë, ku ka dëgjuar problemet e tyre dhe ka premtuar një ndryshim kur opozita të vijë në pushtet. Në një Instastory, Kryemadhi thotë se një qytetar i Tepelenës i ka thënë se më 25 prill do të votojë për ekonominë e familjes dhe jo për batutat e kryeministrit.

“Më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit.” Fjalë me mend nga një tepelenas sot, ku qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit dhe po angazhohen për të sjellë një qeverisje që kujdeset dhe ofron mundësi e punësim me dinjitet për Tepelenën”, shprehet ajo.

POSTIMI I MONIKA KRYEMADHIT NË INSTASTORY:

Edhe pse nuk e beson COVID19, takimi i Kryemadhit i respekton rregullat e vendosura nga autoritetet për të shmangur grumbullimet, ndërsa disa metra më tej shihet ish-deputeti Vangjel Tavo, i cili ka disa mandate radhazi në qarkun e Gjirokastrës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne tepelene monika kryemadhi ne tepelene

Sondazh

Poll