Politike

Vjosa Osmani dhe “furtuna” që solli vizita 3-ditore, injorimi i Ramës shenjë frikë apo hatërmbetje? Nga gabimi

18 Dhjetor 2020, 21:46 Nga DOSJA
Vjosa Osmani dhe “furtuna” që solli vizita 3-ditore, injorimi i

TIRANË– Vjosa Osmani, e dyta presidente grua (edhe pse e përkohshme në detyrë) e Kosovës mbylli sot vizitën 3-ditore në Shqipëri, ku u takua me të gjithë faktorët politikë në vend. Nisja e saj për në Tiranë shkaktoi debate, duke nisur nga ai me dhuratën që marrin të gjithë personalitetet që vizitojnë Tiranën, çelësin e kryeqytetit. Osmani deklaroi se nuk do ta pranonte dhuratën e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Por në fund iu dorëzuar ‘tundimit’ duke e pranuar simbolin. Madje burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe ajo i dorëzoi një dhuratë Veliajt, edhe pse për mediat nuk u bë kurrë publike se për çfarë bëhet fjalë.

Po ashtu me shumë bujë, u pret edhe nga homologu i saj, Ilir Meta, i cili organizoi një pritje zyrtare me ceremoni. Duke i dedikuar edhe një konferencë për shtyp pas takimit privat me të në Presidencë. Në takimin me Metën, Osmani paralajmëroi bujën që do të vijonte në ditën e saj të dytë në Tiranë.

Në konferencën e saj për shtyp, ajo u shpreh prerë kundër nismës së Mini-Shengenit dhe qartë e pastër KËRKOI nga Kuvendi i Shqipërisë që të miratonte rezolutën që dënonte genocidin e ushtruar nga Serbia në Kosovë.

Të dyja këto pika, ajo bëri me dije se do ta shtronte në tavolinë kryeministrit Edi Rama, si ‘kushte’ për të treguar devotshmërinë e tij ndaj shtetit-motër, siç e cilësoi dhe presidentja.
E nesërmja erdhi dhe takimi me Ramën u zhvillua. Por detajet u mësuan vetëm nga një intervistë e Vjosës në një prej mediave të vendit. Rama përveç dy fotove në Facebook, nuk zhvilloi asnjë konferencë për shtyp. Nuk ishte as frika nga pandemia që e ndali, pasi sot në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm, Blendi Çuçi, foli vetë për më shumë se një orë.

Për të vazhduar në vazhdën e injorimit të Osmanit nga Rama, numri një i qeverisë nuk denjoi as ta ndiqte fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Për të ishte më e rëndësishme që të dialogonte me ekspertët turkë të shëndetësisë për pandeminë e koronavirusit. Edhe pse shumë mirë mund t’ja kishte deleguar këtë detyrë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dhe eksperëve shqiptarë. Tek e fundit, vetë pretendon se nuk merr asnjë vendim pa ia sugjeruar ata… Pse vallë e kishte aq të nevojshme që të qëndronte aty dhe të mos priste në Kuvend Osmanin?

Apo ndoshta ka dashur të shmangë debatet për vrasjen e Klodian Rashës me deputetët e opozitës? Nuk përjashtohet si mundësi. Por fakti qëndron; Rama nuk ishte në Kuvend kur autoriteti më i lartë i Kosovës shprehte qartë mendimet e saj lidhur me situtuatën. Veprimit të Ramës, më mirë se gjithkush ia dha përgjigjen vetë presidentja… Në një intervistë ajo u shpreh se as që e kishte vënë re se Rama mungonte, ndërsa në një tjetër, ia la atij ‘dopjo 6 në dorë’.

“Është nuanca që ju e përmendët, protokolli është i qartë, por është zgjedhje e zotit Rama në këtë rast dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë. Unë kam përfaqësuar jo veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës,”-u shpreh ajo.

Gabimi i kryesocialistit nuk u përsërit nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe nga paraardhësi i tij, Sali Berisha. Të dy e pritën me nderime dhe i dedikuan konferenca për shtyp. Basha deklaroi edhe njëherë se kur të bëhej kryeministër do të fshinte gabimin e qeverisë Rama, për vendosjen e traut në pikën kufitare të Morinës. Ndërkohë që shprehu mbështetjen e tij edhe për çështje të tjera që shqetësojnë ende Kosovën, si një shtet i ri.

Edhe pse e re në politikë, gruaja më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës si shtet, shkaktoi trazira në vend. Ashtu si Isa Mustafa, kryetari i partisë që ajo ishte pjesë deri pak kohësh, nuk e dëgjoi dhe e largoi. Por këtë herë injorimi veproi si boomerang për kryeministrin shqiptar. Në vend që të injoronte Osmani, zbuloi edhe njëherë frikën e tij për të gjithë ata që i dalin kundër…qoftë edhe jashtë Shqipërisë. Së fundmi, Osmani ka pasur edhe një afrim me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, person që nuk ka marrëdhëniet më të mira të mundshme me liderin e maxhorancës në Shqipëri. Të jetë kjo një faktor në ftohtësinë e veprimeve të Ramës? Mbetet për t’u zbuluar në monologun e radhës të kryeministrit…

(f.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vjosa osmani vjosa osmani ne tirane vjosa osmani vjosa osmani ne tirane

Sondazh

Poll