Politike

Ku është 20% i tunelit të Llogarasë? Anila Denaj zihet ngushtë: S’kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje

18 Dhjetor 2020, 20:57 Nga DOSJA
Ku është 20% i tunelit të Llogarasë? Anila Denaj zihet

TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj është vënë në siklet. E ftuar në “Ekopolitikë”, ajo është pyetur nga Klodian Muço në lidhje me tunelin e Llogarasë, duke i vënën në dukje se nga thesari i shtetit është marrë 20% të shumës së financimit të këtij projekti, ndërkohë që këto para mungojnë edhe pse puna nuk ka nisur. Përgjigja e ministres ka qënë e shkurtër; nuk jam e përgatitur për këtë pyetje.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Klodian Muço: Do të shtoja diçka të vogël sa I përket Tunelit të Llogarasë. Ju thoni me të drejtë se nuk më përket mua por një dikasteri tjetër.

Anila Denaj: Unë përfaqësoj qeverinë por nuk kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje…

Klodian Muço: Ligji flet qartë: nëse ti do të tenderosh një projekt të caktuar nevojiten që 20% e financimit të këtij projekti të jenë në arkë. Këtë dokument teorikisht e ka firmosur Thesari, Thesari që është nën vartësinë tuaj. Këto para mungojnë sot, si ka mundësi që është firmosur?

Anila Denaj: Nëse pyetjet janë të lidhura me një tender të caktuar unë duhet të dija në avanc, të merrja informacionin juridik. Kjo është praktika më e mire e gazetarisë, e analistëve. Do ja japim përgjigjen Fatosit (drejtuesi i emisionit) me shkrim.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll