Politike

Sulmi ndaj Vjosa Osmanit, Kreshnik Çollaku i përgjigjet Ballës: Nuk ka Taulant që të mbulojë të vërtetat e shqiptarëve,

18 Dhjetor 2020, 20:08 Nga DOSJA
Sulmi ndaj Vjosa Osmanit, Kreshnik Çollaku i përgjigjet Ballës:

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shqipëri. Në nje postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se mospjesmarrja e Ramës sot në Kuvend, ku po mbante fjalën Vjosa Osmani, ishte veprim i shumtuar.

Ndër të tjera, Çollaku ka sulmuar dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Postimi:

Si te mos mjaftonte sjellja me e shemtuar e ndonje qeveritari ne historine e shtetit shqiptar,me boikotimin e turpshem te fjales se presidentes se Kosoves ne parlamentin shqiptar,Rama paska nxjerre sot Taulantin e Toyota Yaris dhe Elisen e Doganave te sulmojne Vjosa Osmanin e permes saj Kosoven.

Nuk ka shqiptar ne cdo ane te kufirit qe nuk e di qe ne diten e pare te Rames ne pushtet prioritet u kthyen permiresimi i marredhenieve dhe dashuria me Vucic. A ka shqiptar qe nuk e di qe Rama u investua personalisht ne pastrimin dhe rehabilitimin e figures se Vucic nga zedhenes i kasapit te Ballkanit ne nje individ qe punoka per paqen e harmonine ne Ballkan. A ka njeri qe nuk mban mend se si Rama fyente ne krah te Vucic lidershipin e Kosoves ? A ka shqiptar qe nuk kujton padine ndaj Haradinajt ? A ka shqiptar qe nuk kujton fyerjet ndaj Albin Kurtit? A ka shqiptar qe nuk kujton qe Carl Bildt dhe Sonja Biserko e akuzonin dhe denonconin publikisht si ideator e mbeshtetes te Ndarjes se Kosoves ? A ka shqiptar qe nuk e di se trau qe vendosi Rama ne rrugen e Kombit pengon zhvillimin e levizjen e lire mes dy shteteve te te njejtit komb ? Nuk ka Taulant me Yaris e as Elise dogane as gjithe shpura baltehedhese e Rames qe mund te cenoje e mbuloje te vertetat e Kosoves dhe te shqiptareve qe aq qarte Vjosa Osmani tha ne Tirane. Largimi i kettyre vasaleve te Beogradit ne Tirane eshte afer,e bashke me largimin e tyre afer eshte rikthimi i bashkepumimit vellazeror mes Shqiperise dhe Kosoves drejt prioriteteve tona kombetare.

A.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kreshnik çollaku kreshnik çollaku

Sondazh

Poll