Politike

Bledi Çuçi flet si ministër i Brendshëm: Post shumë i rëndësishëm! Të përmbushim detyrat konform ligjit

18 Dhjetor 2020, 20:25 Nga DOSJA
Bledi Çuçi flet si ministër i Brendshëm: Post shumë

TIRANË- Bledi Çuçi ka folur për herë të parë si Ministër i Brendahëm. Në një postim që ka bëre në rrjetet sociale, Çuçi është shprehur se posti i Ministrit është tejet i rëndësishëm ku dhe ka falenderuar dhe Kryeministrin Rama.

­

Mesazhi i Plotë:

Posti i Ministrit të Brendshëm është një funksion shumë i lartë publik dhe tejet i rëndësishëm në një kabinet qeveritar. Jo për konformitet tradite dhe jashtë çdo formalizmi, si fillim falënderoj Kryeministrin, që ma besoi mua këtë detyrë, mes shumë drejtuesve të tjerë nga radhët e Partisë Socialiste. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm për peshën e madhe që ka Ministria e Brendshme në garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe në përballjen e përditshme me paligjshmërinë. Por ky institucion është më i gjerë se sa Policia e Shtetit, që natyrisht ka rol të pazëvendësueshëm brenda këtij dikasteri. Të mos harrojmë gjithashtu se prej Ministrisë së Brendshme varen shumë shërbime të tjera të domosdoshme për qytetarët. Në përfundim të mandatit tim do doja që publiku të thoshte, që i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm, jo Ministrit të Policisë apo Rendit.

Blendi Çuçi është vendosur ditën e sotme zyrtarisht Ministër i Brendshëm ndërkohë qe Milva Ekonomi Ministre e Bujqësisë.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi çuçi

Sondazh

Poll