Politike

Mbyllja e hetimeve për ‘dosjen 184’, Bardhi: Akuza vetëm për disa zyrtarë lokalë, shqiptarët presin ndëshkimin e orga

18 Dhjetor 2020, 19:06 Nga DOSJA
Mbyllja e hetimeve për ‘dosjen 184’, Bardhi: Akuza vetëm

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Dibrës për ‘dosjen 184’ ku akuzon vetëm 4 zyrtarë lokalë. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Bardhi akuzoi edhe njëherë Ramën, Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun, Ulsi Manjan, Xhemal Qefalinë dhe Artan Gaçin si urdhëruesit dhe zbatuesit e vjedhjes së zgjedhjeve bashkë me Ymer Lalën dhe Dionis Imerajn.

Ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vertetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi. Shqiptarët dhe bota mbarë kanë dëgjuar me zë e figurë sesi Edi Rama urdhëronte zyrtarët lokal për manipulimin e zgjedhjeve, sesi Damian Gjinknuri dhe Imer Lala blinin votat, sesi Pjerin Ndreu kërcënonte mësuesit. Shkelja e ligjit nga maja e pushtetit nuk mund të mbulohet me peshqit e vegjël dhe të ngordhur të pushtetit që rri në këmbë nga votat e vjedhura. Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë,”-u shpreh Bardhi.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Sot drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Dosja 184, ku kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, sot kryetar i Bashkisë Lezhë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Artan Gaçi janë dëgjuar nga shqiptarët duke urdhëruar dhe zbatuar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhë të krimit të organizuar. Në vend që të gjithë këta, bashkë me Ymer Lalën apo Dionis Imerajn të ishin sot para drejtësisë, të ndëshkuar për vjedhjen e zgjedhjeve, e ashtuquajtura drejtësi pret të kalojë koha, të mos hetojë dhe të çlirojë nga akuza Edi Ramën dhe bandën e tij të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vertetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi. Shqiptarët dhe bota mbarë kanë dëgjuar me zë e figurë sesi Edi Rama urdhëronte zyrtarët lokal për manipulimin e zgjedhjeve, sesi Damian Gjinknuri dhe Imer Lala blinin votat, sesi Pjerin Ndreu kërcënonte mësuesit. Shkelja e ligjit nga maja e pushtetit nuk mund të mbulohet me peshqit e vegjël dhe të ngordhur të pushtetit që rri në këmbë nga votat e vjedhura. Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë. Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Keta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer. Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Kjo është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi të plotë për dosjen 184. Në cilësinë e kallëzuesit, ne po presim njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Dibrës dhe njohjen me aktet e plota të dosjes për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund. Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!

Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen 184. Hetuesit kanë vendosur që të dërgojnë në gjyq si të pandehur katër persona për shpërdorim detyre e kanosje zgjedhësish, ndërsa për disa zyrtarë që kanë blerë vota vepra penale çështja është pushuar. Bëhet fjalë për Imer Lalën, Dionis Imerajn dhe Arben Keshin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja 184 gazmend bardhi dosja 184 gazmend bardhi

Sondazh

Poll