Art&Argëtim

Fustanet e artisteve në “Grammy” që u kthyen në “meme” Instagrami

11 Shkurt 2019, 17:45 Nga DOSJA
Fustanet e artisteve në “Grammy” që u kthyen në

”Grammy Awards” nuk mund të komentohet vetëm për performancën e mrekullueshme të artstëve apo për cmimet e fituara. Kalimi në tapetin e kuq nga artistët  gjithmon tërheq vëmendje.

Jemi mësuar t’i shohim ata të eksperimentojnë me veshjet dhe look-un por rrallë të bëhen pjesë e memeve të Instagramit.  Këtë vit ”fustani MEME” ishte ai i këngëtares Katy Perry dhe reperes Cardi B, veshjet e të cilave kanë pushtuar rrjetet sociale duke u kthyer në në objekt talljeje.

Këngëtarja 34-vjeçare ishte veshur me një fustan të firmës Balmain ngjyrë rozë, i cili nga mesi vinte i fryrë e përfundontë në formë tubi.

Kurse reperja Cardi B zgjodhi të paraqitet me një fustan të stilit ”vintage” nga koleksioni vjeshtë-dimër i vitit 1995, dizenjuar nga stilisti Thierry Mugler.

Dhe kaq duhej që imagjinata e fansave të vihej në lëvizje duke krahasuar fustanet me gjithçka u vinte në mendje.

Fustani i Katy Perryt u krahasua me tampon, flokë sheperi, rul ose biril bouling. Nuk mungonin as ata të cilët e krahasonin këngëtaren me kukullën barbi dhe shpreheshin se ai fustan “ u hapte oreksin”.

Ndërkohë fustani i reperes u krahasua me pikturën e famshme të Botticellit ”Lindja e Venusit”, me fustanin e Ursulës, me çokollatat ”Ferraro Rocher”, si dhe me filtra kafeje.

[sgallery url=”https://dosja.al/fustanet-e-artisteve-ne-grammy-qe-u-kthyen-ne-meme-instagrami-2/”]

s.a/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ‘grammy awards" ‘grammy awards"

Sondazh

Poll