Art&Argëtim

Dy muaj pas lindjes së djalit, Maja Aliçkaj tregon si ka ndryshuar jeta e saj: Dua ta rris djalin me këmbë në tokë

11 Shkurt 2019, 17:28 Nga DOSJA
Dy muaj pas lindjes së djalit, Maja Aliçkaj tregon si ka ndryshuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maja Alickaj prej dy muajsh është bërë nënë dhe kjo e ka mbajtur  larg skenës edhe publikut të saj. E ftuar në emisionin ‘Si të vishemi’ në Scan Tv, këngëtarja ka folur për herë të parë për jetën e saj si nënë dhe projektet që priten të vijnë së shpejti.

Vetë Maya nuk ka preferuar të publikojë djalin e  saj, por mendoi të publikoi foto  të tij duke i mbuluar fytyrën. Ajo foli për ditën e saj me djalin, Jonasin tregoi si jeta e saj ka ndryshuar prej ditës që ai është pjesë e saj.

“ Unë kujdesem shumë për djalin, gjithë ditën merrem me atë. Kënaqem shumë dhe jam e dhënë pas tij, kënaqem me veshjet e tij dhe me të. Veshjen e parë të tij ma kanë bërë dhuratë, nuk doja të blija asgjë për të. Pasi linda i bleva të gjitha gjërat. Vetëm me karrocën e pata pak problem dhe më në fudn e mora çfarë doja. Dua ta rris me këmb në tokë, dua ta rris me idenë se duhet të punojë për të arritur gjërat, dua të jem një nënë e tillë.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #maja alickaj #publikon foto te djalit #si te vishemi #maja alickaj #publikon foto te djalit #si te vishemi

Sondazh

Poll