Sport

Shalke 04 shkarkon edhe trajnerin e dytë, rikthen Stivens në stol, një njohje të vjetër!

18 Dhjetor 2020, 15:51 Nga DOSJA
Shalke 04 shkarkon edhe trajnerin e dytë, rikthen Stivens në stol,

GJERMANI – Klubi gjerman ka njoftuar pak çaste më parë shkarkimin e trajnerit Manuel Baum për shkak të rezultateve të dobëta. 4 pikë në 12 ndeshjet e para dhe vendi i fundit në renditje, kanë bërë që Shalke 04 të shkarkojë trajnerin e dytë për këtë sezon.

Manuel Baum u emërua në krye të ekipit “blu” në muajin shtator, kur zëvendësoi David Vagner, por që edhe ky nuk mundi të ndryshonte gjendjen e krijuar dhe të kthente formën jo të mirë të Shalkes, po tregon në këtë pjesë të parë të sezonit. Skuadra ka 28 ndeshje radhazi që nuk e njeh shijen e fitores.

Në këto kushte drejtuesit e klubit të Shalke 04 kanë caktuar Hub Stivens, si trajnerin e tyre të përkohshëm, i cili do të jetë në provë në dy ndeshjet e radhës. Kjo është hera e katërt që Stivens merr drejtimin e Shalkes. Tekniku holandez e ka drejtuar këtë skuadrës edhe në vitet 1996, 2011 dhe në vitin 2019. Tani prej tij pritet kthesa e madhe e “Bluve”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga gjermani hub stivens manuel baum shalke 04 shkarkohet trajneri bundesliga gjermani hub stivens manuel baum shalke 04 shkarkohet trajneri

Sondazh

Poll