Sport

Martini: “Kemi ngërç psikologjik, kthesa fillon nga fitorja ndaj Apolonisë”!

18 Dhjetor 2020, 15:15 Nga DOSJA
Martini: “Kemi ngërç psikologjik, kthesa fillon nga fitorja

DURRES – Teuta nesër shkon e përforcuar në Fier. Në pankinën e saj, krahas trajnerit Martini do të jetë edhe drejtori i ri Starova. Gjithsesi, 7 barazimet radhazi e kanë distancuar në plot 9 pikë Teutën nga kreu i renditjes, që është objektivi i durrsakëve në këtë sezon. Mirëpo Edi Martini ka besim se skuadra e tij do të rikthehet në rrugën e duhur, duke filluar që nga sfida e kësaj të shtune ndaj Apolonisë.

Trajneri shkodran i durrsakëve, në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje, theksoi se te futbollistët e tij është krijuar një ngërç psikologjik për shkak të barazimeve radhazi që do të zgjidhet shumë shpejt.

ANALIZA? “Shpresoj që çështjen e barazimeve ta zgjidhim nesër. Kemi punuar fort gjatë gjithë javës, kemi punuar shumë, sidomos në daljet e shpejta dhe goditjet në portë. Është vetëm një moment psikologjik dhe nesër detyrimi jonë është vetëm të fitojmë ndeshjen. Na mungon rezultati, prandaj do e quaja kthesë fitoren e nesërme. Djemtë kanë luajtur çdo ndeshje mjaft mirë, kemi mbizotëruar pothuajse lojën në çdo ndeshje që kemi luajtur. Fati nuk ka qenë me ne. Por edhe arbitrimi nuk ka qenë në lartësinë e duhur, por mendoj se kthesa nesër do të vijë patjetër”.

TEUA? “Ne mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë, nuk dua të fajësoj sulmuesit për mungesën e golave. Nuk është defekt i vetëm një reparti, kemi pësuar pak në mbrojtje, por kjo vjen edhe nga ndihma që kanë dhënë sulmuesit. Gjithë ekipi duhet të zhbllokojë rezultatin dhe të nxjerrë golin.Të gjithë lojtarët janë gati, kanë formë shumë të mirë, me përjashtim të Kouros që ka pasur probleme në këmbën e majtë. Skema me dy sulmues? Nuk e di, ne mund të ndryshojmë gjithmonë përpara çdo ndeshje. Kemi edhe pak kohë, do vendosim nesër për formacionin”.

SITUATA?Nuk e shoh të rënduar psikologjiksht ekipin. Normal që rezultatet të vendosin përpara përgjegjësie, por djemtë e kuptojnë dhe kanë një dëshirë për çdo ditë e më tepër në stërvitje. Ekipi punon edhe me më shumë dëshira, pasi e shohin që kanë luajtur më mirë se çdo skuadër, pavarësisht rezultateve që nuk i kanë pasur të mira. Së bashku me mua, kemi besim të gjithë bashkë që do ia dalim dhe do rikthejmë rezultatet pozitive te Teuta“, përfundon Edi Martini.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndaj apolonise teuta trajneri edi martini trasjneri shkodrasn i durrsakeve ndaj apolonise teuta trajneri edi martini trasjneri shkodrasn i durrsakeve

Sondazh

Poll