Sport

Ofendoi gjyqtarin në takimin Inter-Napoli, Insigne e pëson nga Gjykata Sportive: gjobë 10 mijë euro dhe një javë pezullim

18 Dhjetor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Ofendoi gjyqtarin në takimin Inter-Napoli, Insigne e pëson nga Gjykata

ITALI– Gjykata Sportive ka dhënë vendimin për Lorenzo Insignen. Në ndeshjen ndaj Interit, futbollisti i Napolit ofendoi gjyqtarin kryesor, ndërsa ky i fundit e ndëshkoi me karton të kuq. Gjykata e ka ndëshkuar sulmuesin me 10 mijë euro gjobë dhe një javë pezullim. Mund të konsiderohet një lajm i mirë ky për lojtarin, pasi në të tilla raste shumë futbollistë janë dënuar me 3-4 javë pezullim.

Gennaro Gattuso mund të buzëqeshë, por për ndeshjen e së dielës ndaj Lazios ai do të duhet ende të merret me një situatë emergjente në pjesën e sulmit: treshja Insigne-Osimhen-Mertens, nuk do të jenë në dispozicion. Situata e belgut dhe nigerianit është e natyrës fizike. Të dy do të punojnë gjithashtu gjatë pushimeve për të qenë gati për Superkupën e Italisë kundër Juventusit në 20 Janar dhe për këtë arsye do të ndiqen nga dr. Lieven Maesschalck në klinikën “Move to Cure” në Antwerp.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport insigne napoli insigne napoli

Sondazh

Poll