Sport

Gega: “Respekt për Kastriotin, por ne duam të vazhdojmë rrugën tonë”

18 Dhjetor 2020, 17:27 Nga DOSJA
Gega: “Respekt për Kastriotin, por ne duam të vazhdojmë

TIRANE – Pas pesë fitoreve radhazi, skuadra e Kukësit do të ndeshjet në kamëz, nesër në orën 13:45, me skuadrën e Kastriotit, takimi i fundit edhe për fazën e pare të Superiores. Të besuarit e Skënder Gegës do të kërkojnë tri pikët e mundshme, synim të cilin e ka pranuar edhe vetë trajneri.

Para këtij takimi, trajneri Gega i kuksianëve, ka deklaruar: “I druhemi çdo ekipi. Kastrioti është një ekip që ka bërë vërtetë mirë, pavarësisht ndeshjeve të fundit. Është një ekip që duhet vlerësuar. Respekt për ata, por ne duam të vazhdojmë rrugën tonë”.

Ndeshjet e ardhshme? “Është shumë e vështirë. E dinim këtë që në fillim të kampionatit. E dinim që kishim mangësi. Futemi në lojë me shpresën se do ia dalim, por jo gjithmonë është vetëm shpresa, duhen edhe mundësitë. Tani i kemi mundësitë dhe jemi më të qetë për ndeshjet e ardhshme”.

Merkato e janarit? “Akoma nuk e kemi menduar këtë. Kemi disa ndeshje të vështira përpara. Do përpiqemi të marrim maksimumin. Më pas do të ulemi me klubin dhe do bëjmë një analizë të thellë për merkaton”.

“Aventura” te Kukësi? “Besoj se është një sfidë, që nuk mund t’ia dalësh i vetëm. Ne kemi ekip që mund të bëjë mrekulli dhe unë jam pjesë e këtij grupi. Është profesioni im, që si çdo trajner të bëj më të mirën, në secilin ekip ku punon. Do të bëjmë më të mirën, jo për veten, por për klubin që më ka dhënë besim,”– është shprehur trajneri Skënder Gega.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi skuadra krutane e kastriotit skuadra kuksiane skuadra verilindore trajneri skender gega kukesi skuadra krutane e kastriotit skuadra kuksiane skuadra verilindore trajneri skender gega

Sondazh

Poll